Kokaina e paketuar

Transportonte kokainë të cilësisë së lartë, arrestohet shqiptari në Itali! Policia zbulon vendin sekret në makinë ku kishte fshehur 14 kg drogë (VIDEO)

25 Prill 2022, 09:47| Përditesimi: 25 Prill 2022, 09:53

  • Share

ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi u kap me 14 kilogramë kokainë, me vlerë 2 milionë euro.

Policia financiare e Leço-s identifikoi të riun e dyshuar për përfshirje në trafik droge, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruat në automjetin e tij u gjet drogë. Siç shihet në videon e publikuar nga policia italiane, kokaina ishte e fshehur në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit. Në dyshemenë e makinës, vendin “sekret” të shqiptarit, u gjetën 10 pako me “të bardhë” që peshonin 11 kilogramë.

Gjatë ushtrimit të kontrollit në shtëpinë e tij, policia zbuloi edhe 3 kilogram të tjera.

Deri në këto momente, emri i të arrestuarit nuk është bërë me dije, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga mediat “malli” ishte i një cilësie tepër të lartë.

Kokaina kishte si destinacion shpërndarjen në sheshet e Leçe-s dhe provincën e Como.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arian: 25/04/2022 12:43

    Po ¢'far<Leçe-s>? Shkruje <Leko> dhe je në rregull...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?