Foto ilustruese

Transportonte emigrantë të paligjshëm përmes Shqipërisë, arrestohet siriani në Pogradec, i sekuestrohet një sasi eurosh

22 Shtator 2020, 16:41| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 16:42

  • Share

Një sirian është arrestuar nga policia e Pogradecit, nën dyshimet se organizonte trafikun e paligjshëm të emigranteve të cilët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Burime pranë komisariatit të Pogradecit thonë se ky shtetas është arrestuar rastësisht në mjetin e një shtetasi tjetër, ndërsa nuk behet me dije identiteti i tij. Dyshohet se ai ka përdorur dhe emra të tjerë dhe në momentin e ndalimit atij i janë gjetur dhe një sasi eurosh.

Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se ka qenë sekuestrimi i telefonit ai që ka zbuluar edhe këtë person,duke nxjerrë të gjithë personat e kontaktit dhe bisedat që kishte zhvilluar gjatë këtyre muajve.

Personi në fjalë ka qenë për rreth 4 muaj në lëvizje në qytete të ndryshme të qarkut dhe jashtë tij,duke organizuar trafikun e emigrantëve që nga vendet e origjinës e deri në Tiranë apo nëpër vendet e tjera të BE.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?