Foto ilustruese

Kronikë

Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 17-vjeçari, në makinë iu gjet edhe kokainë! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tij 19-vjeçar, një tjetër në kërkim

11 Tetor 2021, 13:16| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 13:17

  • Share

TIRANW- Policia e Tiranës ka zbuluar një skemë në fushën e transportimit të emigrantëve të paligjshëm, në të cilën ishin të përfshirë një 17 dhe një 19 –vjeçar të cilët edhe u arrestuan.

I mituri G.M 17 vjeç, është kapur në rrugën “Allaman Dervsihi”, teksa po drejtonte një automjet pa patentë me emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Nga pranga e policisë nuk ka shpëtuar as 19-vjeçari G.B, i cili siguronte lidhjen midis të 17-vjeçarit dhe A. Sh 23 vjeç, i shpallur në kërkim dhe emigrantëve të paligjshëm.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën në të cilën po transportonte emigrantët i mituri, policia ka gjetur edhe një sasi të lëndës narkotike, kokainë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?