Transportonte klandestinë dhe në tentativë për t’u larguar aksidentoi një polic, arrestohet 34-vjeçari në Gjirokastër

22 Gusht 2023, 09:02| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 09:13

  • Share

GJIROKASTËR- Një 34-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër, pasi transportonte emigrantë të paligjshëm. Ndërkohë, gjatë tentativës për t’iu larguar policisë, 34-vjeçari aksidentoi dy automjete dhe dëmtoi një punonjës policie. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, 20 gusht 2023.

34-vjeçari Adnant Hoxha po transportonte 22 emigrantë të paligjshëm dhe është vënë në ndjekje nga policia në aksin nacional Përmet-Këlcyrë.

Në tentativë për të shmangur kapjen nga shërbimet e Policisë, 34-vjeçari ka aksidentuar dy automjete që ndodheshin në rrugë, si dhe ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ai është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Road Guard 72”. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?