Foto ilustruese

Transportonte 6 emigrantë iranianë kundrejt pagesës 1800 euro, arrestohet 19 vjeçari në Durrës! U kap pasi u aksidentua me makinë (EMRI)

19 Dhjetor 2023, 14:34| Përditesimi: 19 Dhjetor 2023, 14:44

  • Share

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi është kapur teksa transportonte 6 emigrantë nga Irani drejt Shkodrës ku më pas do të kalonin kufirin drejt Malit të Zi. Në pranga ka rënë i riu Olsi Elezi.

Ky i fundit u kishte kërkuar emigrantëve nga 300 euro secilit për t’i transportuar drejt Shkodrës. Arrestimi i tij, u bë i mundur vetëm pas një aksidenti në të cilin u përfshi. Automjeti me të cilin po transportonte emigrantët, u përplas nga 28 vjeçari Ervin Goduni, i cili po ashtu u vu në pranga për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Tiranë-Durrës. Ndërsa për pasojë i riu 19 vjeçar së bashku me një prej emigrantëve që transportonte, morën dëmtime të lehta.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?