Punonjësit që po udhëtonin në furgonin e fasonerisë
Strukturat e Inspektoratit Shëndetësor Shtetëror sot kanë gjobitur dhe mbyllur një tjetër fasoneri në Fushë Krujë, ndërsa një tjetër ka shpëtuar vetëm me masë administrative. Fasoneria që është mbyllur është “Fat&Xhaj” me pronar Ardit Kaun në lagjen grumbullimi në Fushë-Krujë.
Kjo fasoneri pas gjobitjes me 300 mijë lekë për garantim të kushteve higjieno sanitare u mbyll nga ISHSH. Ndërkohë që fasoneria “NPB” që ndodhet në lagjen nr. 4 në Krujë është gjobitur me 100 mijë lekë për mos respektim të distancs në automjetin e punëtorëve.
Report Tv siguroi pamjet si bëhet transporti i punëtorëve nga kjo fasoneri, ndërsa automjeti pas konstatimit u bllokua. Dje janë gjobitur 6 fasoneri, mes të cilave janë "Alba Shoping” dhe “Topçiu 2019” për mos respektim të distancës mes punonjësve. Aktualisht në Krujë punojnë vetëm 5 fasoneri nga 27.
Lajmi kryesor: