Foto ilustruese

Transportonin pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme nga mali i Tomorrit, nis hetimi ndaj 3 personave në Berat

15 Shkurt 2023, 19:22| Përditesimi: 15 Shkurt 2023, 19:29

  • Share

Tre persona janë vënë nën hetim nga policia e Beratit pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative nga zona e mbrojtur e malit të Tomorrit.

Mësohet se hetimet kanë nisur ndaj shoferit të kamionit që transportonte pllakat e gurit dekorativ dhe 2 administratorëve  D. L., 29 vjeç, banues në Bogovë, Skrapar dhe M. L., 39 vjeç të cilët menaxhonin grumbullimin dhe përpunimin e gurëve dekorativë në subjektet e tyre.

Gjithashtu gjatë kontrolleve të ushtruara, është gjetur një punonjës i pasiguruar.

Gjatë hetimeve u zbuluan 3 mjete ekskavatorë, të cilët u konstatuan në afërsi të disa karierave të përpunimit të gurit, në këtë zonë. Këto mjete, në vitin 2020, janë bllokuar nga Policia dhe janë lënë në malin e Tomorit, pasi ishin me defekt.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 15/02/2023 19:31

    EDI RAMA arrestoi keta maskarenj qe po shkatarrojne malin e tomorrit,,,denoji me 20 vjet burg,,,dhe do shikosh a do marrin me pllaka ne kete mal te shenjte......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?