Gjykata e Lezhës

U kapën duke transportuar mina me telekomandë në rrugën Milot-Lezhë, gjykata e Apelit konfirmon dënimin me burg për Manukën dhe Loshën

25 Prill 2023, 17:08| Përditesimi: 25 Prill 2023, 17:50

  • Share

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga gjykata e Lezhës në 2021 për Agron Manukën dhe Imer Loshën. Manuka u dënua me 10 vite burg ndërsa Losha me 8 vite burg, pasi të dy u kapën në rrugën nacionale Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me eksploziv. Brenda çantës u gjetën 30 kallëpe C4, një eksploziv i fuqishëm dhe 17 kapsolla detonatore.

Agron Manuka, 42 vjeç, banues në Durrës dhe Imer Losha, 46 vjeç, banues në Dibër u arrestuan në 24 nëntor të vitit 2021 në aksin e vjetër Milot-Lezhë teksa po udhëtonin drejt Shkodrës me një makinë të mbushur me eksploziv. Brenda çantës u gjetën 30 kallëpe C4, një eksploziv i fuqishëm dhe 17 kapsolla detonatorë. Dyshohet se eksplozivi C4 do u dërgohej grupeve kriminale që veprojnë në qarkun e Shkodrës.

Por në dëshminë e tyre gjatë seancës në gjykatën e Lezhës, dy të arrestuarit mohuan akuzat. Manuka u shpreh se minat shpërthyese i duheshin pasi punonte si minator në Martanesh. Ndërsa i akuzuari tjetër, Imer Losha u justifkkua duke thënë se ishte thjesht taksist dhe nuk kishte dijeni mbi atë çfarë po transportonte.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/04/2023 00:55

    Na mbushe mendjen o Manuke! Minierat kane magazina afer, ku mbajne minat qe jepen e merren me dokumente me firme e pergjegjesi qe jane detyre e gjeologeve,teknikeve te minierave dhe magazinereve,nuk u lihen ne dore te nje cope minatori detyra e vetme te cilit eshte vetem shpimi,germimi e grrumbullimi i mineralit! Sa per taksistin, duket qe eshte denuar kot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?