Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, dy të arrestuar në Gjirokastër

22 Shkurt, 14:49| Përditesimi: 22 Shkurt, 14:54

  • Share

Një 48 vjeçar dhe një 38 vjeçar janë arrestuar pasi transportonin 10 emigrantë në mënyrë të paligjshme. Ata i kalonin emigrantët kundrejt pagesës drejt vendeve të BE.

Drejtuesi i furgonit dhe bashkëpunëtori i tij u kapën në flagrancë në aksin rrugor Tepelenë- Gjirokastër. Pas ndalimit të automjetit policia ka bërë një kontroll ku ka gjetur një sasi të vogël me lëndë narkotike kokainë dhe një shumë parash që përfitonin nga kjo vepër kriminale.

Në pranga kanë rënë E. R., 48 vjeç banues në Korçë dhe G. H., 38 vjeç banues në Tiranë u vendosën në pranga në kuadër të operacionit të koduar "Collaboration”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?