Foto ilustruese

Transportonin emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Korçë

8 Qershor 2022, 11:03| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 11:17

  • Share

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Tiranës të cilët më pas kishin objektiv vendet e BE-së.

Altin Xhangoli 40 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, Albert Mujo, 24 vjeç dhe Doraldo Mujo 23 vjeç, banues në fshatin Marjan u arrestuan në fshatin Burimas të Maliqit në momentin që po organizoni transportin e 11 emigrantëve me anë të dy makinave tip Benz dhe Opel  që drejtoheshin nga 40 vjeçari dhe 24 vjeçari.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënies para përgjegjësisë së autorëve të tjerë të përfshirë ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?