Transportonin drogë me "Teddy Bear", kapet çifti shqiptar në Greqi

30 Janar 2021, 15:17| Përditesimi: 30 Janar 2021, 15:21

  • Share

Një çift shqiptar në Mykonos është arrestuar për trafik kokaine. Ata udhëtonin në drejtim të Athinës gjatë dimrit për të zhvilluar edhe tregtinë e kokainës, të cilën ata kishin gjetur një metodë tejet të veçantë për ti transportuar nëpërmjet arushëve të pelushit. 45-vjeçari shqiptar emri i të cilit është Ardian, por që njihej si “Aris” dhe “Marsi” bashkëpunëtoren më të ngushtë në trafik kishte gruan, Nelën.

I akuzuari ishte në Athinë për rreth 10 ditë dhe po planifikonte të transportonte një sasi kokainë në Mykonos me një avion i cili furnizohej nga një bashkëpunëtor i tyre në Athinë .

Por si realizohej trafiku drejt ishullit të famshëm grek, Mykonos?

Çifti shkonte në Athinë për t’u furnizuar me kokainë që e fshihnin brenda arinjve të pelushit. Arinjtë prej pelushi brenda së cilës  gjendej kokaina i mbante gruaja e shqiptarit, por në 29 Janar ishte rruga e tyre e fundit, pasi tashmë do të përballen me drejtësinë.

Ata u vunë menjëherë në pranga ndërsa hetimet vazhdojnë për të gjetur anëtarët e tjerë të rrjetit dhe klientelën e tyre.

 

Komento

Komente

  • ert: 30/01/2021 21:55

    rilindja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?