Foto ilustruese

Transportonin 20 emigrantë të paligjshëm, në pranga 7 persona në Gjirokastër, Vlorë dhe Tiranë

8 Dhjetor 2020, 16:04| Përditesimi: 8 Dhjetor 2020, 16:29

  • Share

7 persona janë arrestuar ditën e sotme në Vlorë, Gjirokastër dhe Tiranw duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Fillimisht në Llogara u arrestuan 2 persona të cilët po transportonin 4 emigrantë të paligjshëm.

Ata ishin ndarë në 2 automjete të ndryshme tip “Toyota Yaris” të cilëve u ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së në këmbim të 250 eurove.

Emigrantët nga Lindja e Mesme kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë. Në pranga kanë rënë një 25-vjeçar me iniciale A.B. banues në Tiranë dhe një 18-vjeçar me iniciale M.P. banues në Konispol, Sarandë.

Ndërkohë në aksin rrugor Llogara-Orikum u arrestua një 24-vjeçar me iniciale A.K. banues në Lushnje pasi po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm me një automjet tip “Benz”.

Gjithashtu ata kishin qëllim kalimin drejt vendeve të BE-së.

Edhe 2 persona të tjerë u arrestuan në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër të cilët po transportonin 6 emigrantë të tjerë.

2 të rinjtë me iniciale E.Xh., 22 vjeç dhe I.Xh. 30 vjeç të dy banues në Tiranë po udhëtonin me mjetin tip “Benz”. Ata u kishin premtuar kalimin e emigrantëve drejt vendeve të BE-së në këmbim të 250 eurove.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?