Transporti publik ende mbyllur, shoqatat: Nuk fillojmë pa plotësuar kushtet, s’jemi bodyguard për zbatimin e protokollit

22 Qershor 2020, 16:14| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 17:32

  • Share

TIRANE-Transporti publik është ndër të paktat shërbime që ende nuk është hapur, pas mbylljes në muajin mars. Për unionin e shoqatave të transportit kjo neglizhencë e institucioneve shtetërore po thellon humbjet e tyre. Përfaqësuesi i unionit Dashnor Memaj rithekson edhe një herë se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre ato nuk do të fillojnë aktivitetin. Madje ata kërkojnë rishikim të protokollit, pasi është i pazbatueshëm.

Protokolli thotë se do të dezinfektohet nga subjekte të licencuara që ka një kosto të lartë 5.500 lekë të reja, për një drejtim. Marrim rastin e një urbani nga Tirana në Durrës nga 50 që e ka kapacitetin në bazë të protokollit ai duhet të marri diku tek 25-30 persona, me çmim bilete 130 lekë nuk mjafton për të shlyer kostot e naftës, jo më për të paguar taksa tatime dhe punonjës. Kjo është e papërballueshme. Në momentin që shteti nuk na merr për bazë ne absolutisht edhe ne nuk jemi në gjendje edhe nëse do të duam të operojmë me këto kushte”, thotë Memaj.

Sipas tij edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve gjatë transportit nuk varet nga shoferi apo fatorino. “Pse mendoni se një polic bashkiak do të zgjidh problemin? Nuk e zgjidh dot, duhet të jenë të paktën 3-4 policë për urban. Ne nuk jemi badigarda, apo të punësojmë badigarda që të ruajnë pasagjerët pse heqin maskën apo nuk respektojnë distancën. Nuk paguhemi për atë ne nuk ofrojmë shërbim për badigarda por transport publik”, shprehet Memaj. Nga ana tjetër Burime për Report tv bëjnë me dije se Ministria e Infrastrukturës dhe komiteti i ekspertëve nuk janë dakord që ky shërbim të rifillojë pasi ka rrezik të lartë për përhapjen e covid. Edhe pse fillimisht u tha që ato do të vazhdojnë aktivitetin në 15 qershor Komiteti i Ekspertëve e shtyu me të paktën 1 javë, për shkak të numrit të infektuar në rritje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ceni: 22/06/2020 19:47

    Ju te trasportit urban edhe kur punonit vetem rrumpall keni bere asnjehere nuk keni zbatuar kontraten me bashkine dyndje neper stacjone kush te hipi i pari vjedhje qofte nga hajdutet qofte nga fatorino se fatorinot sardele duan te mbushet autobuzi ere e rende pa kondicioner ndenjeset zhul te vjen per te vjell kur i shikon tani qe kemi virus eshte me mire pa urban se te marresh virus

    Përgjigju
  • Gim: 22/06/2020 18:01

    Po kurre mos punofshi, eshte tirana si shpirt kto kohe pa ate tymin tuaj te shpif.

    Përgjigju
  • Yyyyy: 22/06/2020 17:12

    Ti she lushi i moret te gjitha lijjat ne ministri te mbyllen deren tani kerkon te jesh engjell

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?