‘Transporti’ penalizon studentët, mbeten pa abone në mars! Në shitje vetëm abonetë e përgjithshme dhe ato të linjave

28 Shkurt 2022, 18:56| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 19:03

  • Share

TIRANË- Edhe pse u njoftua fillimisht se në Mars nuk do të ketë abone, në pikat e tregtimit të tyre, përdoruesit e transportit urban kanë marrë abone të përgjithshme, por në mungesë janë abonetë e studentëve.

Shitësja: Ka vetëm abone të përgjithshme?

Studentja: Nuk vijnë abonetë e studentit, e sigurt?

Në kërkim të marrjes së një përgjigje, pse nuk ka abone studenti askund, Saidetja studente në Tiranë, nuk e fshehu mërzinë dhe nervozizmin që nuk mund të pajisej me dokumentin e përmuajshëm që i mundëson lëvizjen dhe që e blen që nga nisja e studimeve.  

“Nuk kishte abone. Duhet t’i shtojnë më shumë abonet e studentit në çdo kioskë. Pyeta në 2- 3 kioska nuk kishte, kanë mbaruar më thanë të gjitha”, tha ajo.

Shumë studente te tjerë u larguan duarbosh, ndërsa Saidetja qëndroi dhe pak në pritje se mos diçka ndryshonte për mirë në momentin e fundit.

Por duke llogaritur se mund të mbetej pa abone fare, Saidetja shtoi dhe 1000 lekë të tjera dhe bleu abonenë e përgjithshme, një kosto jo e vogël për xhepin e saj si studente që shpenzimet janë të shumta.

“Bleva abone të përgjithshme. Kushtoi 16 mijë lekë të vjetra ndërsa e studentit kushton 6 mijë”, vijoi ajo.

Edhe prindërit që kishin ardhur për të tërhequr abonetë e fëmijëve te tyre i konsideruan të papërballueshme kostot shtese si pasojë e mungesës së aboneve.

“S’paska abone! Shumë e vështirë është për ne që s’kemi kushte”-shprehet një qytetar.

“Problem shumë”- thotë një tjetër.

Shoqata e transportit më herët ka sqaruar se të gjitha vendimet e marra lidhen me vështirësitë ekonomike me të cilat përballet ky sektor. Ata kanë kërkuar rimbursim Të TVSH në shitje, heqjen e akcizës 37 lekë/litër, heqjen e taksës së qarkullimit në karburant 27 lekë/ liter, në të kundërt në 1 mars mund të ndërpritet transporti qytetas.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?