Transporti hapësinor i hapur prej 4 majit! Po çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë?

8 Maj 2020, 22:10| Përditesimi: 8 Maj 2020, 22:14

  • Share

Ndërkohë që transporti publik dhe ai ajror për pasagjerët është i ndaluar prej 58 ditësh karantinë, Ministria e Shëndetësisë ka menduar që të lejojë hapjen e transportit hapësinor. Në portalin e-albania që prej 4 majit lejohet transporti hapësinor. Se çfarë do të thotë kjo saktësisht për vendin tonë nuk është ende e qartë.

Nga një kërkim që bëmë na rezulton se transporti hapësinor lidhet me hedhjen e satelitëve dhe mjeteve hapësinore, transportin hapësinor të mallrave dhe pasagjerëve. Duket se transporti hapësinor është një aspiratë shumë e madhe për Shqipërinë tonë të vogël, qoftë edhe në të ardhmen e saj të largët.

Prandaj do ishte mirë që Ministria e Shëndetësisë të sqarojë se çfarë përfshinë saktësisht transporti hapësinor në Shqipëri dhe të fokusohet në atë që ka vërtet vlerë për qytetarët dhe bizneset, hapjen e transportit ajror të pasagjerëve për të udhëtuar drejt vendeve të tjera dhe atij publik.


Lajmi kryesor:

Të hënën shtohen 14 zonat e gjelbra, hapen parukeritë, dentistët e qendrat tregtare! Nga 18 maji nisin punën baret, lejohen stërvitjet individuale


  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?