Foto ilustruese

Transport i emigrantëve të paligjshëm për të kaluar kufirin dhe shkelja e masës së sigurisë, arrestohen 2 persona në Lushnjë

10 Dhjetor 2023, 14:06| Përditesimi: 10 Dhjetor 2023, 14:15

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia e Lushnjës ditën e sotme. Një 54 vjeçar i identifikuar si G.T, banues në Vlorë, është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Sarandës për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve ndaj emigrantëve të huaj.

Ndërsa në Divjakë është arrestuar 57 vjeçari G.M, i cili është kapur teksa kishte shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Gjykata ia kishte caktuar këtë masë për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?