Foto ilustruese

Transparency International: Shqipëria mes vendeve me përmirësim domethënës në indeksin për perceptimin e korrupsionit

28 Janar 2021, 11:55| Përditesimi: 28 Janar 2021, 11:57

  • Share

Në raportin e fundit të Transparency International Shqipëria në bazë të monitorimit është listuar në vendet me përmirësim domethënës përsa i përket perceptimit të korrupsionit. Edhe pse në vend ka akuza nga opozita për korrupsion galopant, TI thotë se nga viti 2013 ka një shtim prej 5 pikësh në këtë indeks, duke e renditur Shqipërinë në kuotën e 36 pikëve.

Gjithashtu ka një rritje nga viti i shkuar ku indeksi i korrupsionit ishte (35) pra një pikë më pak. Krahasuar me rajonin, Shqipëria lë pas Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës që renditen në vendin e 111. Ky është një zhvillim pozitiv duke marrë parasysh përkeqësimin e disa vendeve të tjera, ardhur si pasojë e pandemisë.

Rekomandimet e Transparency International, si për vendet që performojnë lart apo poshtë në indeks, lidhen me forcimin e mekanizmave të kontrollit, bërjen e kontratave të hapura dhe transparente, mbrojtjen e hapësirës publike dhe civile, si dhe sigurimim e qasjes në të dhëna dhe në informacion, instrumente që bëhen akoma edhe më të rëndësishme në kohën e pandemisë, sepse lidhen me menaxhimin e mirë në kohë krizash.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?