Transparenca me kontratat e vaksinës ndaj Covid-19, europarlamentarët kërkojnë bërjen publike të tyre

13 Nëntor 2020, 16:28| Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 16:30

  • Share

Anëtarët e parlamentit Evropian kërkojnë transparencë të plotë mbi termat e komisionit Evropian ne lidhje me kontratën ndaj vaksinës së Covid-19. Ata duan të dinë se çfarë është e shkruajtur në kontratat me kompanitë farmaceutike dhe kush do të jetë përgjegjës nëse diçka do të shkojë keq.

Një ndër anëtarët Pascal Canfin thotë se nuk ka arsye për te mos besuar në kontratën lidhur me vaksinën, por nëse ka dyshime më e mira është bërja publike e kontratës, për të hedhur poshtë të gjithë thashethemet në lidhje me problemet dhe efektet anësore të saj.

Transparenca me qytetarin është e vetmja mënyrë për të hedhur poshtë teoritë e konspiracionit në lidhje me efektet anësore që mund të shkaktojë vaksina, pasi shumë njerëz  kanë deklaruar se nuk duan të marrin asnjë vaksinë dhe kur ajo të bëhet e disponueshme.

Kompanitë farmaceutike kanë reaguar kundër kërkesave të eurodeputetëve për detyrimin e tyre për të kompensuar shtetet nëse diçka shkon keq .

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?