Transformimi i Teatrit "Aleksandër Moisiu' në Durrës, Sako për Report TV: Investim 595 milionë lekë! Rikonstruksioni nis brenda 6 muajsh

9 Shkurt, 15:48| Përditesimi: 9 Shkurt, 16:02

  • Share

Durres- Bashkia e Durrësit do të nisë brenda 6 muajve rikonstruksionin e Pallatit të Kulturës ‘Aleksandër Moisiu’ dhe Teatrit që ndodhet në të njëjtën godinë. Ndërhyrjet do t’i japin një frymë moderne dhe të ngrohtë publikut dhe trupës së aktorëve.

“Objekti është ndërtuar në 1963 që ka marrë rikonstruksione të pjesshme, por këtë here ne kemi vendosur të bëjmë një rikonstruksion të plotë dhe transformuar teatrin. Në 6 mujorin e parë të vitit duam të lidhim kontratën e më pas të vazhdojnë punimet në kantier”, u shpreh Emiriana Sako.

Në intervistë për Report Tv, kryebashkiakja e Durrësit tregon detajet se si do të procedohet me aktivitetet kulturore gjatë periudhës së punimeve.

“Do të zhvendosen në qendrën kulturore të fëmijëve, ku do bëhen disa aktivitete jo të gjitha. Ndërsa në sezonin turistik, teatri do vendose në skene pjese teatrale tek amfiteatri”, tha kryebashkiakja.

Përpos Pallatit të Kulturës, do të nisë së shpejti dhe rikonstruksioni i Galerisë së Artit “Nikolet Vasia”.

“Galeria e Durrësit ka pasur probleme, lagështi, mungese energjie, për të bërë këto ndryshime do të bëhen riparime me buxhetin e bashkisë. Ndërsa në qendrën kulturore të fëmijëve do të kemi një galeri të dytë për qytetin”, sqaron me tej.  

Për Pallatin e Kulturës fondi që do të lëvrohet arrin vlerën  595’000’000 lekëve, ku Bashkia Durrës do të mbulojë vlerën prej 317’000’000 lekë ndërsa pjesa tjetër prej 278’000’000 lekësh do të financohet nga Ministria e  Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit. Ndërsa për godinën e Galerisë së Artit po kryhen përllogaritjet dhe kostot e investimit që do t’i mbulojë Bashkia.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?