Mesfushori spanjoll Gabri Veiga

Transferuan të talentuarin Veiga, tifozët e Al Ahli tallen me Napolin! Kroos s’përmbahet ndaj 21-vjeçarit spanjoll: E turpshme

24 Gusht 2023, 16:03| Përditesimi: 24 Gusht 2023, 16:12

  • Share

Mesfushori i talentuar i Spanjës, por edhe i Celta Vigo-s, Gabri Veiga, ka zgjedhur të transferohet përfundimisht në kampionatin e Arabisë Saudite. Edhe pse e kërkonte pothuajse gjysma e Europës 21-vjeçari, i shtyrë edhe nga agjenti i tij Rafa Benitez, zgjodhi paratë e oferuara nga Al Ahli.

Madje disa ditë më parë të gjithë mediat italiane, por edhe spanjolle, njoftuan se mesfushori do transferohet te Napoli për 36 milionë euro, duke zënë vendin e Pietr Zielinski-t. Mirëpo mesfushori polak i Napolit refuzoi kalimin te Al Ahli dhe për rrjedhojë këta të fundit u hodhën në sulm per mesfushorin e talentuar.

Arabët vendosën të paguanin kluazolën prej 40 mln eurosh dhe tani Veiga po udhëton drejt Lindjes së Mesme. Mirëpo të mënjehershme kanë qenë edhe reagimet e tifozëve të Al Ahli, të cilët janë tallur me Napolin për shkak të ngecjes së marrëveshjes me Zielinski-n. ‘Mund ta mbani lojtarin tuaj, tani kemi talentin më të mirë’,-shkruan një tifoz.

Mirëpo një koment të rëndë ka marrë edhe mesfushori Gabri Veiga. Në lajmin që po transferohet në Arabinë Saudite ka komentuar mesfushori i Real Madrid Toni Kroos. Ky i fundit ka shkruar ‘e turpshme’, referuar faktit sesi një mesfushor aq i ri dhe i talentuar mund të zgjedhë paratë dhe Arabinë Saudite para Europës.

Më herët vetë Toni Kroos, por edhe shoku i tij te Real Madrid Modric, kanë refuzuar ofertat nga Arabia Saudite që shkonin deri në 200 milionë euro në sezon.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • genti: 26/08/2023 09:45

    arabs ,go fuck your cousins and enslave them .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?