Transferimi i të dënuarve nga Britania, si ndryshojnë vitet e dënimit në Shqipëri dhe si përfitojnë të burgosurit

13 Dhjetor 2021, 12:47| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 13:09

  • Share

Foto ilustruese

Marrëveshja e transferimit të të burgosurve shqiptarë nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm, i hap rrugë edhe një sërë lehtësirash dënimi që mund të përfitojnë të burgosurit.

Kjo për shkak se, sipas projektligjit, në rast se dënimi në Britani e kalon dënimin maksimal të parashikuar në Shqipëri për të njëjtën vepër penale, pas transferimit dënimi i tij mund të ulet sipas atij që përcakton legjislacioni ynë. Pra, supozojmë se në rast se në Britani një person është dënuar me 8 vite burg, për një vepër penale që në Shqipëri dënohet me 6 vite dhe ka kryer tashmë 4 vite, pas transferimit do të kryente vetëm 2 vite të mbetura dhe jo më 4.

Vendimin për konvertimin e dënimit do e marrin gjykatat shqiptare, megjithatë nëse vlerësimi nuk është i kënaqshëm për autoritetet britanike ato mund të tërhiqen nga kërkesa për transferim.

"Kur dënimi e kalon dënimin maksimal të parashikuar në shtetin marrës për një vepër penale të ngjashme, shteti marrës mund të ulë dënimin në dënimin maksimal të parashikuar në legjislacionin e shtetit marrës për atë vepër penale; Megjithatë, pavarësisht rregullave të mësipërme, në marrëveshje parashikohet e drejta e shtetit transferues për të tërhequr kërkesën për transferim, nëse nuk është i kënaqur me përshtatjen e propozuar të dënimit në çdo rast", thuhet në projektligj.

Tabela e përshtatjes së dënimit

 


Lajmi kryesor:

Transferimi i të burgosurve nga Britania, projektligji i hap rrugë uljes së dënimit! Zv.ministrja në Komisionin e Jashtëm: Në burgje, 105 vende të lira! Ja sa shkojnë kostot


  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?