Plani i PD-së për rimëkëmbjen ka përplasur në distancë kryeministrin Edi Rama dhe kryedemokratin Lulzim Basha, Ky i fundit i ka kthyer përgjigje ironisë së kreut të qeverisë. "Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh, si mbrëmë me inceneratorët. Para që duhet të shkojnë te shëndetësia, të papunët, pensionistët e biznesi në krizë", shkruan Basha.
Lajmi kryesor:
Plani i PD-së 'mollë sherri'/ Basha: Zbatojeni! Rama: Është si tramvaj ku ti je pasagjer VIP, Meta makinist! Presidenti fushatë me PD (VIDEO)
B.K./ReportTv.al