Daniele De Rossi, Kristjan Asllani

Trajneri i Romës De Rossi i thur elozhe Asllanit: Do ishte lojtar titullar kudo

4 Shkurt, 14:39| Përditesimi: 4 Shkurt, 14:41

  • Share

Trajneri i Romës Daniele De Rossi i ka thurur elozhe futbollistit të Kombëtares dhe Interit Kristjan Asllani. De Rossi në konferencën për shtyp në prag të sfidës së Romës me Kaljarin është pyetur për repartin e mesit të fushës së verdhekuqve dhe ka bërë një krahasim me mesfushorët që ka Interi duke thënë :

“Për mua është avantazh të kem lojtarë të zotë në mesin e fushës por shikoni çfarë kualiteti ka tek Interi. Zikaltërit mbajnë në stol Asllanin e Fratessin që në çdo skuadër tjetër do të ishin titullar”.

Kristjan Asllani po kalon një moment shumë të mirë tek Interi ku si zëvendësuar I turkut Calhanoglu ka marrë më shumë minuta ndërsa ndeshjen ndaj Fiorentinës dha assist dhe luajti nga fillimi në fund.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?