Sport

Trajneri i Danimarkës: Eriksen do na ndjekë me bluzen e kombëtares veshur, fola me të për Lukaku-n

16 Qershor 2021, 17:50| Përditesimi: 16 Qershor 2021, 17:51

  • Share

Kombëtarja e Finlandës që zhvilloi sot ndeshjen me Rusinë nxehmjen e kreu me një bluzë tepër të veçantë. Në të ishin stampuar disa fjalë në mbështetje të Christian Eriksen, futbollistit të Danimarkës që pësoi atak në zemër.

Kjo më shumë edhe për faktin se atë ndeshje Danimarka ishte duke e luajtur pikërisht kundër Finlandës. Në bluzën e këtyre të fundit sot ishte shkruar: ‘bëhu mir Christian’.

Futbollisti është ende i shtruar në spitalin e Kopenhagenit, por trajneri i kombëtares Kasper Hjulmand thotë se ‘Eriksen do ta ndjekë nesër ndeshjen me fanellën e skuadrës’.

Danimarka ndeshjen e dytë, ashtu si edhe të parën kundër Finlandës, e zhvillon në shtëpinë e saj. Përballë do të ketë Belgjikën e cila shihet si favorite e grupit, ndërsa me këtë rast trajneri i Danimarkës zbulon edhe një bisedë që ka bërë me Eriksen për shokun e skuadrës te Interi, Lukaku, që golin me Belgjikën ai dedikoi pikërisht danezit.

“Ne biseduam me Christian për Lukaku-n, ai është një lojtar vendimtar, shumë i fortë, por ata nuk janë vetëm Lukaku. Belgjika është shumë e fortë si individualisht ashtu edhe si ekip. Lukaku sigurisht që është i vështirë të ndalet, mendoj se është më lehtë ta ndalosh topin para se t’i shkojë tek ai,"-u shpreh Hjulmand.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?