Trajneri Grima i kombëtares së femrave pozitiv me COVID, anulohet konferenca për ndeshjen me Qipron

26 Nëntor 2020, 12:01| Përditesimi: 26 Nëntor 2020, 12:02

  • Share

Trajneri i kombëtares së femrave Armir Grima ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testet e kryera një ditë para ndeshjes me Qipron e vlefshme për eliminatoret e Europianin 2020.

Sot pritej të kishte një konferencë në prag të këtij takimi, por që është anuluar për shkak të infektimit të trajnerit.

Kombëtarja e femrave do luajë dy ndeshjet e fundit në grup, por që edhe në rast fitoreje nuk do të shërbenin për t’u kualifikuar. Pas ndeshjes me Qipron më 27 nëntor në ‘Loro Boriçi’ kombëtarja e femrave do të përballet me Portugalinë në transfertë me 1 dhjetor.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?