Trajneri Barcelonës befason me blerjen e re, Manaj nuk ka fatin e ndeshjes me Getafe-n

21 Shkurt 2020, 14:37| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 14:39

  • Share

Trajneri Setien i ekipit të Barcelonës ka bërë të ditur listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen me Eibar që do të luhet këtë fundjavë në La Liga. Ndryshe nga çfarë pritej sulmuesi i prezantuar vetëm ditën e djeshme, Martin Braithëaite, është pjesë e lojtarëve që janë të gatshëm për këtë takim.

Ndërkohë lajme jo të mira për Rei Manajn, futbollistin e kombëtares shqiptare që javën e kaluar ishte pjesë e ekipit të Barcelonës kundër Getafe-s. Sulmuesi këtë herë nuk është preferuar nga trajneri as për të qëndruar në stol.

Kujtojmë se Barcelona vijon të ketë shumë mungesa në fazën e sulmit. Suarez është ende larg skuadrës, ndërsa Dembele e ka mbyllur sezonin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?