Trahana e kaurdisur nga zonja Albana

16 Janar 2023, 10:32| Përditesimi: 16 Janar 2023, 10:36

  • Share

Trahana e kaurdisur

Përbërësit:

  • 4 lgj trahana
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • 4 feta bukë
  • Spec djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht presim bukën në kubikë ose e copëtojmë me duar në copëza të vogla. Bëjmë një marinim të bukës me gjalpë, kripë, piper dhe erëza sipas dëshirës dhe e vendosim në furrë me letër pjekje për pak minuta. Ndërkohë vendosim në zjarr një tenxhere me vaj ulliri dhe kaurdisim trahananë derisa të marrë ngjyrë të artë. Më pas shtojmë ujin dhe e trazojmë derisa trahanaja të tretet dhe të mos ketë kokrriza. Pasi trahanaja është gati e largojmë nga zjarri dhe shtojmë copëzat e thekura të bukës, sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak djathë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?