Foto ilustruese

Tragjike/ Po punonte në serë, 20-vjeçari nga Cërriku humb jetën në Itali nga nxehtësia e madhe

10 Korrik 2022, 08:51| Përditesimi: 10 Korrik 2022, 09:53

  • Share

ITALI- Një i ri shqiptar, është gjetur i vdekur në një fermë në Falciano del Massico. 20-vjeçari po punonte në një serë kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën. Do të jenë ekspertizat mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë saktësisht shkaqet që i morën jetën të riut, megjithatë dyshimet e para janë se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e nxehtësisë së madhe. 

Mësohet se shqiptari është identifikuar si A.D, nga një fshat i Cërrikut. Fillimisht i ndjeri ka pasur probleme me frymëmarrjen dhe i ka thënë të atit se nuk ndjehet mirë dhe që i mbahet fryma. Ai ka dalë jashtë serës për t'u ajrosur, madje ka ndezur kondicionerin e makinës për t'u freskuar. Dyshohet se i ndjeri ka pirë edhe ujë shumë të ftohtë çka mund të ketë sjellë ndryshim të menjëhershëm të temperaturës që mund të ketë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

20-vjeçari i ishte bashkuar së fundmi familjes së tij në Itali dhe familja i kishte gjetur punën. Ky nuk është rasti i parë ku punëtorë në fermë kanë humbur jetën.

Vetëm pak ditë më parë, gjykata dënoi me një vit e katër muaj burg, me kusht, pronarët e një ferme në Cellole për keqtrajtimin e punonjëses së tyre rumune 51-vjeçare. Viktima detyrohej të punonte deri në 19 orë në ditë, me një pagë prej 5 euro në orë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ganiu: 10/07/2022 12:16

    akoma punojne njerezit ne itali...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?