Viktima Angjelo Avdiu

Tragjike në Greqi, 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemë! Policia heton për vrasje, duart i kishte të lidhura me tel (EMRI)

27 Nëntor 2023, 08:56| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 14:37

  • Share

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 29-vjeçar shqiptar është gjetur i varur në pemë. I riu Angjelo Avdiu rezultonte i zhdukur që prej 29 tetorit dhe asgjë nuk duhej mbi fatin e tij, derisa ai u gjet i varur në Kyllini.

29-vjeçari u gjet i varur në një lartësi prej 4 metrash në një pemë, ndërsa i kishte edhe duart e lidhura me një tel hekuri. Kjo ka bërë që autoritetet greke të hetojnë edhe pistën e vrasjes.

Autoritetet po shqyrtojnë me kujdes të gjitha provat që ekzistojnë deri më tani dhe kanë mbledhur gjurmët e gishtave si nga teli me të cilin ishin lidhur duart e të riut, ashtu edhe nga shkalla që u gjet shumë pranë vendit ku ka ndodhur ngjarja.  

Trupi i Angjelo Avdiut u gjet i varur në një pemë të një banese në Kyllini. Ka qenë pronari i kësaj banese, i cili prej kohësh ishte zhvendosur në një vend tjetër, që ka konstatuar trupin e të riut të shtunën (25 nëntor). Ai ishte kthyer në banesë kur kishte konstatuar erën e rëndë dhe më pas kishte gjetur trupin e varur të shqiptarit.

Trupi i 29-vjeçarit është identifikuar nga nëna e tij, e cila ka njohur rrobat e djalit të saj. Familja e Angjelos është tepër e shokuar pasi nuk kanë asnjë të dhënë se çfarë mund të ketë ndodhur me djalin e tyre. Vëllai i Anxhelos, i dërrmuar ka thënë për mediat greke se brenda ditëve në vijim pritet të merret një kampion biologjik nga nëna e 29-vjeçares për të bërë ADN-në.

Ora 12:22
Greqi/ 'Shkoi të takonte ish-gruan'! 29-vjeçari shqiptar gjendet i varur në pemë, çfarë dëshmonte i vëllai para një muaji

1701084132_el.jpg

Angjelo Avdiu

Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare, Angjelo Avdiu, mëngjesin e sotëm (27 Nëntor) është gjetur i varur në një pemë dhe me duar të lidhura në një fshat grek.

Familjarët e tij, një muaj më parë, kishin denoncuar humbjen e Angjelos, pasi kishte humbur kontaktet me ta prej 3 ditësh.

Ai ishte baba i një fëmije, i cili jetonte në fshatin grek, Agios Konstantinos Fthiotidas. Sipas mediave greke ai ishte larguar mëngjesin e 29 tetorit, ndërsa gjatë natës kishte qëndruar me një të afërm.

Në një deklaratë për mediat greke ka folur edhe vëllai i të ndjerit, i cili tha se 29-vjeçari kishte ardhur në fshat për të biseduar me ish-bashkëshorten dhe nënën e fëmijës së tij në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet mes tyre.

“Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ai ka edhe një djalë të vogël, 9 vjeç”, tha vëllai i të ndjerit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?