Foto nga vendi ku ndodhi ngjarja

Tragjike në Australi/ 'Kështjella' me tullumbace rrëzohet nga era, humbin jetën 4 fëmijë pasi bien nga 10 metra lartësi

16 Dhjetor 2021, 08:19| Përditesimi: 19 Dhjetor 2021, 14:28

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi ku 4 fëmijë kanë humbur jetën pasi një 'kështjellë' me tullumbace ku ata po luanin u ngrit në ajër nga era e fortë. Tragjedia ndodhi në shkollën fillore në Devonport, ku fëmijët po luanin, ndërsa viktima mbetën 2 djem dhe 2 vaja të moshës 10 vjeç.

Era e fortë bri që 'kështjella' me tullumbace të ngrihej në ajër, ndërsa fëmijët ranë nga një lartësi prej rreth 10 metrash. Pas ngjarjes, ata u dërguan menjëherë në spital, por nuk mundën të mbijetonin.

Kjo nuk është hera e parë që regjistrohen të tilla incidente në 'kështjellat' me tullumbace, ku në vitin 2019 2 fëmijë humbën jetën në Kinë pasi lodra shpërtheu.

Po ashtu e njëjta ngjarje u regjistrua edhe në Britaninë e Bashkuar, ku një vajzë humbi jetën pikërisht për shkak se lodra shpërtheu në një plazh në Norfolk.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?