Lorena Bërdufi

Tragjike! Ish Miss-i nga Kavaja humb jetën në moshën 18-vjeçare

26 Janar, 12:05| Përditesimi: 26 Janar, 12:10

  • Share

Ditën e sotme Kavaja është zgjuar e tronditur, pasi Lorena Bërdufi, 18 vjeç, është ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Lajmin e hidhur për ikjen e saj e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale. Ajo vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër.

Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.

Ajo ka konkuruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.

“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”, kishte deklaruar 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.

Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në lule të jetës.

Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.

Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në lule të jetës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?