Tragjike/ Avioni përplaset me kamionin e zjarrfikësve gjatë ngritjes, 2 viktima

19 Nëntor 2022, 12:10| Përditesimi: 19 Nëntor 2022, 12:13

  • Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar Lima të Perusë, ku një aeroplan me 120 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit është përplasur me kamionët e zjarrëfikësve gjatë ngritjes.

Si pasojë e kësaj përplasjeje kanë humbur jetën 2 zjarrëfikës, raporton BBC.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se 20 pasagjerë janë shtruar në spital, me të paktën dy që janë në gjendje të rëndë. Videot e incidentit të postuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset me kamionin, dhe më pas merr flakë.

Pas këtij incidenti, Lima Airport Partners, kompania që menaxhon Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez, tha se ishin pezulluar fluturimet.

???????? | URGENTE: Se incendia un avión de Latam al momento del aterrizaje en el aeropuerto internacional Jorge Chávez de Lima.
pic.twitter.com/3a5vjWdkUe

— Alerta News 24 (@AlertaNews24) November 18, 2022

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?