Policia e Tiranës

Tragjike/ 27-vjeçarja bie nga kati i pestë i pallatit në Tiranë, humb jetën në spital

11 Shkurt, 11:40| Përditesimi: 11 Shkurt, 11:41

  • Share

TIRANË- Një e re ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Tiranë. 27-vjeçarja ka rënë nga kati i pestë i pallatit, nga banesa ku jetonte me qira.

E reja nuk u ka mbijetuar dot plagëve që ka marrë dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 10.02.2024, rreth orës 23.00, në rrugën "Teuta", ka rënë nga lartësia e një pallati 5 katësh, shtetasja S. A., 27 vjeçe, banuese me qira po në këtë adresë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka ndërruar jetë në spital.

Janë kryer veprimet e para procedurale dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?