Osman Shaptafaj

Tragjedia shqiptare në Australi, babai që vrau vajzën dhe dhëndrin shpallet i pafajshëm nga gjykata

14 Maj 2020, 17:52| Përditesimi: 14 Maj 2020, 18:01

  • Share

AUSTRALI- Shqiptari nga Kosova që u arrestua për vrasjen e vajzës së tij dhe bashkëshortit të saj mëngjesin e Vitit të Ri është shpallur i pafajshëm për shkak të problemeve mendore.

I akuzuari Osman Shaptafaj tha se nuk ishte fajtor për vrasjen e Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar ndërsa ata po hynin në shtëpi.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeç vdiq në vend, ndërsa Vetoni, 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital.

Çifti sapo ishte kthyer nga një udhëtim i shkurtër duke festuar përvjetorin e tyre të parë të martesës, ku pas një sherri mes tyre ai i ka qëlluar të dy e më pas edhe veten.

Ai u shfaq me skype për seancën gjyqësore në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn. I akuzuari do të kthehet në Gjykatën Supreme për një seancë dëgjimore në 29 maj.

Kujtojmë se shqiptari nga Kosova i cili jetonte prej disa vitesh në Melbourne,  pas një sherri në familje vrau me armë zjarri të bijën dhe dhëndrin, ndërsa më pas tentoi vetëvrasjen, por mbeti i plagosur rëndë.

Sipas mediave australiane, bazuar te dëshmitë e të afërmeve të familjes, Lindita Musai pas martesës ishte përpjekur të fillonte një jetë të re larg babait të saj, por ai nuk e pranonte një fakt të tillë dhe ishte kundër largimit të saj nga shtëpia duke i ekzekutuar. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që vajza kishte kaluar një periudhë të vështirë nga i ati për shkak të formimit të tij.

Lindita dhe Veton Musai

Komento

Komente

  • Kafsha: 14/05/2020 20:34

    Osmanet bejne ng këto gjera dhe shqiptarit ata ja mbollen këto zakone për 500 vjet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?