Oltjon Sallaku, vajza e tyre dhe Lamia Elamri

Tragjedia në Itali, qëlloi me armë zjarri gruan dhe më pas veten! Ja kush është shqiptari që humbi jetën! Miku i tij: E takova atë ditë, ishte i qetë, bëmë dhe shaka

17 Nëntor 2022, 17:47| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 18:21

  • Share

Një tragjedi ndodhi mbrëmjen  e djeshme në Bari, Itali ku një shqiptar, Oltjon Sallaku qëlloi me armë zjarri gruan e tij, Lamia Elamri, 18-vjeç dhe më pas vrau veten. Elamri aktualisht ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

18-vjeçarja marokene u qëllua me armë zjarri në gjoks dhe pas kryerjes së këtij krimi të rëndë, Sallaku qëlloi më pas veten në kokë.

Sipas asaj që mësohet, tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Martin Luther King” në Cassano delle Murge dhe mësohet se ka ardhur pas një konflikti mes tyre.

Në momentin e të shtënave, vajza e vogël, gati 2 vjeçe, ndodhej me gjyshen nga nëna. Oltjoni punonte si shtrues pllakash në Bari dhe cilësohet nga të gjithë si një djalë i mirë. Një mik i tij tregon se e ka takuar pak para krimit të rëndë dhe dukej i qetë, madje kanë bërë dhe shaka.

Çfarë ndodhi kur ai hyri në shtëpi? Dhe pse ai që përshkruhet si një djalë i mirë kishte një armë? Ka ende shumë pyetje që duhet të marrin përgjigje. Puna e hetuesve vijon për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. 

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafshe e shkuar katshes: 18/11/2022 10:29

    Burg maksimal per kete katshe. Vajza krejt e re dhe me nje femije 2 vjec. i bie qe kur u lidh me kete monstren te kete qene femije, vetem 15 viec

    Përgjigju
    • Tanmezja: 18/11/2022 14:57

      Ka vdekur o komentues, cfare burgu

  • Krutoni: 17/11/2022 18:14

    Gjynof cun Kruje cun i ri , pushoft ne paqe !

    Përgjigju
    • Shqipja: 18/11/2022 23:47

      Malok thuaj jo cun kruje

    • ...: 18/11/2022 21:07

      Cuni I ri..eshte top ne spital.Goca 18 vjecare vdiq,la dhe vjzen jetime..

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?