Kreyministri Edi Rama dhe tragjedia ne Greqi

Tragjedia në Greqi, Shqipëria shpall 5 marsin ditë zie kombëtare! Rama: Dhimbja për jetët e humbura është edhe e jona

2 Mars 2023, 19:46| Përditesimi: 3 Mars 2023, 07:07

  • Share

Dita e dielë, 5 marsi shpallet ditë zie për viktimat e aksidentit tragjik me 57 të vdekur në Greqi. Kryeministri Edi Rama, përmes një statusi në “Facebook” ka nënvizuar se tragjedia e Greqisë, ku dy trenë u përplasën mes tyre, duke shkaktuar 57 të vdekur, mes të cilëve edhe shqiptarë, është dhe tragjedi e vendit tonë.

 

‘Tragjedia e Greqisë është edhe tragjedia jonë, dhimbja për jetët e humbura në aksidentin e tmerrshëm është edhe jona dhe ky është një nga ato momente jetësore, kur një humbje e madhe tek fqinji të tregon më shumë se sa njëqind gëzime që jetët tona janë të ndërlidhura pazgjidhshmërisht, e se duhet të bëjmë çmos që t’i bëjmë ato sa më të mira, duke bashkëpunuar gjithnjë e më shumë me njëri-tjetrin. Ditën e dielë Shqipëria do të nderojë me një ditë zie viktimat e tragjedisë, duke u bashkuar simbolikisht me Greqinë mike me flamurin kombëtar të ulur në gjysëm shtize.’- shkruan Rama.

 

Përplasja tragjike e dy trenave kokë më kokë, trenit të mallrave dhe trenit të pasagjerëve në afërsi të Larisës, që u mori jetën deri tani të paktën 57 personave, prej të cilëve disa të karbonizuar dhe të copëtuar, ndërsa shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndodhi në orët e mbrëmjes së 28 shkurtit.

 

Ekipet e shpëtimit kanë vijuar gjatë gjithë kërkimet për të gjetur të mbijetuar të tjerë mes hekurishteve që mbeten nga përplasja e fortë e trenave që u përfshinë në flakë. Mes të plagosurve janë edhe 6 shtetas shqiptarë, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën. Ndonëse nuk konfirmohet zyrtarisht dyshohet se mes viktimave ka edhe 4 shtetas shqiptarë, por pritet që të bëhen verifikimet e trupave dhe analizat e ADN, një pjesë të cilëve janë djegur plotësisht nga përplasja e fortë. Shumica e viktimave që nuk janë indentifikuar janë të moshës 20-30 vjeç.

 

Vendimi i qeverisë

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 02/03/2023 22:22

    Edvin shkjau shqipfolës ështé tradhtar, a guxon të flet për qamët ndonjë herë…kriminel ordiner

    Përgjigju
    • Tallavaja: 03/03/2023 06:03

      Idiot

  • GOLI: 02/03/2023 20:35

    E ORE Ç'NA GJETI...KRYEMINISTER I SHQIPERISE,NA E MARTE TE KEQEN-SIÇ I KRUHET PRAPANICA PER TE HUAJT PA MOS E ÇARE FARE PER HALLET QE NA I MBJELL.....

    Përgjigju
  • Alb: 02/03/2023 20:03

    Kjo i bjene me ken grekete shqiptare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?