Tragjedia në bregun italian me 58 të vdekur, Mattarella: BE-ja të marrë përgjegjësi për fenomenet migratore! Papa Françesko: Lutem për viktimat

26 Shkurt 2023, 15:30| Përditesimi: 26 Shkurt 2023, 15:31

  • Share

1677421849_2018361064aea2fa0407f4034ae68119920421bc6.jpg

Presidenti italian, Mattarella ka reaguar për ngjarjen tragjike në bregun italian ku deri më tani janë nxjerrë 58 trupa të pa jetë. Kreu i shtetit italian, thotë se tani është momenti që BE të marrë përgjegjësinë për qeverisjen e fenomeneve të këtij lloji.

“Presidenti i Republikës Sergio Mattarella, duke shprehur "dhimbjen" e tij për mbytjen e anijes në brigjet e Crotone, bën thirrje për "një angazhim të fortë nga komuniteti ndërkombëtar për të hequr shkaqet rrënjësore të flukseve të emigrantëve; luftërat, persekutimet , terrorizmi, varfëria, territoret e bëra jomikpritëse nga ndryshimet klimatike”. Është po aq thelbësore - shton ai - që BE-ja më në fund të marrë përgjegjësinë konkrete për qeverisjen e fenomenit migrator për ta shpëtuar atë nga trafikantët e qenieve njerëzore, duke u angazhuar drejtpërdrejt në politikat migratore.”- thotë Mattarella.

Edhe Papa ka reaguar për rastin, duke u shprehur se po lutet për viktimat në bregdetin kalabrez.

"Me dhimbje mësova për mbytjen e anijes që ndodhi në bregdetin kalabrez, afër Crotone. Tashmë janë gjetur 40 të vdekur, mes tyre shumë fëmijë. Lutem për secilin prej tyre, për të zhdukurit, për emigrantët e tjerë të mbijetuar. ”, tha ai Papa Françesku në Engjëll. “Falënderoj të gjithë ata që kanë sjellë ndihmë dhe ata që po mirëpresin – shtoi Papa – Zoja i përkrahtë këta vëllezër e motra tona”.- shkruan Papa.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në bregun italian, fundoset anija me refugjatë! 59 të vdekur, mes tyre 14 fëmijë, dhjetëra të zhdukur! Mjekja: Kufomat lundronin gjithandej


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?