Iordanis Adamakis

Tragjedia hekurudhore në Greqi, ndërron jetë futbollisti 22-vjeçar

2 Mars 2023, 16:55| Përditesimi: 2 Mars 2023, 16:57

  • Share

Futbollisti 22-vjeçar i AO Ypatos, Iordanis Adamakis humbi jetën në tragjedinë hekurudhore në Tempi të Greqisë. Trupi i tij u identifikua dhe ndarja nga jeta e futbollistit u bë e ditur këtë të enjte nga klubi i futbollit.

Qyteti i Kavala është zhytur në zi, pasi futbollisti 22-vjeçar i AO Ypatos, Iordanis Adamakis  u gjet i vdekur pas përplasjes së trenave të pasagjerëve dhe mallrave në Tempi këtë të martë. Siç raporton "kavalanews" , futbollisti ndodhej në vagonët e parë të trenit.

Verën e kaluar sulmuesi u transferua nga Rodosi te Thesprotos, ku zhvilloi gjashtë paraqitje. Në total në Superligën 2 ai luajti në 32 ndeshje, duke shënuar një gol dhe një asistim. Në të kaluarën ai ka qenë pjesë edhe e Kavallës.

Në nderim për kujtimin e tij, klubi i Rodosit ku ai garonte vitin e kaluar,vendosi t'i vërë emrin e tij dhomave të zhveshjes së skuadrës. Numri i viktimave nga tragjedia ka shkuar në 57.


Lajmi kryesor:

Tragjedia në Greqi, 57 viktima nga përplasja e trenave! 2 shqiptarë të plagosur rëndë, 4 dyshohet të zhdukur


S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?