Tragjedia e Gërdecit/ Strasburgu u dha të drejtë familjarëve të viktimave, avokati Matlija: Kërkohet zbardhja e rolit të Mediut! Nesër pyeten 10 dëshmitarë

8 Nëntor 2023, 12:50| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 12:56

  • Share

Ditën e djeshme (7 nëntor) Gjykata e Strasburgut gjobiti Shqipërinë me 170 mijë euro për çështjen “Gërdeci” duke u dhënë të drejtë familjarëve të viktimave të cilët do të marrin dëmshpërblim.

Në një lidhje ‘skype’ për Studio Live me gazetarin Nertil Agalliu në Report TV, Dorian Matlija avokati i familjarëve të viktimave të Gërdecit tha se dëmshpërblimi jepet për dëmin moral të shkaktuar nga sistemi gjyqësor.

Ai tha se gjykata e Strasburgut, ka gjetur shkelje në mënyrën sesi është zhvilluar hetimi i çështjes, pasi ende nuk është zbardhur roli që ka pasur ministry i Brendshëm asokohet Fatmir Mediu për këtë veprimtari.

“Gjykata e Strasburgut, ka gjetur shkelje për mënyrën sesi është zhvilluar hetimi i çështjes. Konkretisht, ka mbetur ende i pazbardhur roli i ministrit të Brendshëm në gjithë këtë veprimtari, i cili në mënyrë të pajustifikueshme është lënë mënjanë”- tha Matlija.

Më tej, ai tha se vendimi i Strasburgut, kërkon që familjarët e viktimave të jenë pjesë aktive në procesin e hetimit.

“Kemi një vendim që dëshmitarët kanë të drejtë të jenë pjesë aktive në process si dhe është i domosdoshëm zbardhja e rolit që ka pasur ministi Mediu asokohe. Nesër do kemi edhe një tjetër seancë në GJKKO,”- tha avokati duke theksuar se “Nga ana teknike, mendimi i Strasburgut nuk është final sepse qeverisë i lihet gjithmonë kohë 3 muaj nëse do ta kundërshtojë atë në gjykatën e Lartë Evropiane. Nuk besoj të ketë një kundërshtim nga qeveria, por duhet të presim afatin 3 mujor që të hyjë në fletoren zyrtare”- shtoi ai.

Ditën e nesërme kur do të mbahet seanca e rradhës në GJKKO për çështjen “Gërdeci”, Matlija tha se pritet të pyeten me anë të letërporosisë 10 dëshmitarë, mes të cilëve funksionarë dhe ushtarakë.

Sipas Strasburgut, një operacion i përmasave të tilla nuk duhet të ishte kryer kurrë në një vendndodhje afër rrugëve publike dhe banesave. Gjykata vlerëson se “procedurat e përdorura në objektin e Gërdecit kanë qenë të pasigurta dhe jo në përputhje me standardet normale të punës në vendet e punës që kanë të bëjnë me eksploziv dhe lëndë shtytëse. Asnjë inspektim nuk ishte kryer nga autoriteti shtetëror përgjegjës për sigurinë e punës aty”, theksohet në vendimin e Strasburgut.

Gjykata urdhëron shtetin shqiptarë t'u paguajë familjarëve të viktimave:  bashkërisht Zamira Durdajt dhe Feruzan Durdajt, 12 000 euro (dymbëdhjetë mijë euro), aplikantëve të mbetur, 10,000 (dhjetë mijë euro) secili, ku përfshihen 15 persona me një total prej 150 mijë euro; dhe bashkërisht për të gjithë aplikantët, 8,000 (tetë mijë euro) euro, në lidhje me kostot dhe shpenzimet.

Dëmshpërblehen me 12 mijë euro bashkërisht
Zamira DURDAJ
Feruzan DURDAJ

Dëmshpërblehen me 10 mijë euro
Aishe SELAMI
Pashk KAÇI
Mirela HAZIZAJ
Miselda ZGURI
Medi GOLA
Rabie GËRDECI
Shaban BRAHUSHI
Sabrie PICARI
Dylbere PRINI
Adelina CANI
Meltina HAKA
Bege ALIU
Esmeralda SEFAJ
Roxhens DURDAJ
Alketa HAZIZAJ

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?