Tragjedia dje në Durrës, mungojnë vrojtuesit, ambulanca u vonua për t'u ardhur në ndihmë të atit e vajzës

27 Gusht 2020, 18:43| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 18:49

  • Share

Baba e bijë humbën jetën pasditen e së mërkurës në ujërat e detit Adriatik teksa po laheshin në plazhin e Rrushkullit. Banorë të zonës dhe plazhistët tregojnë se babai hyri për të shpëtuar vajzën, por mbeten të dy në dallgët e detit.

Plazhi publik i Rrushkullit është një zonë e pazhvilluar, që menaxhohet nga Bashkia e Durrësit, ku mungon infrastruktura dhe rojet bregdetare. Po kështu ambulanca ka vonuar për ti dhënë ndihmën e parë 44-vjeçarit dhe vajzës së tij 9-vjecare që humbën jetën tragjikisht.

Numri i personave që humbin jetën në det vazhdon të mbetet i lartë. Vetëm gjatë kësaj jave shënohen 4 viktima në bregdetin e Durrësit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?