Tentoi të ngjitej në anije për të shkuar në Kretë, 36-vjeçari shtyhet me dhunë nga ekuipazhi grek dhe vdes në det (VIDEO)

6 Shtator 2023, 12:21| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 12:50

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë mbrëmjen e shkuar, ku një 36-vjeçar ka përfunduar në vorbullën e helikës së një anije, pasi u shty nga disa anëtarë të ekuipazhit të anijes “Blue Horizon”, në të cilën i riu tentoi të ngjitej.

Skenat e tragjedisë që ndodhi mbrëmë në portin e Pireut është kthyer tashmë në një video virale në rrjet, ku duket e gjithë ngjarja nga fillimi deri në fund.

Anija e akorduar në port, e cila kishte destinacion portin e Heraklion, Kretë do të nisej vetëm pak sekonda pasi 36-vjeçar të përfundonte nën helikat e saj.

Në video duket i riu, i cili përpiqet të hipë në anije, ndërsa ekuipazhi i "Blue Horizon" e shtyn dhe largon me forcë.

E ndërsa 36-vjeçari arrin të ngjitet në katapultën e anijes, dy persona nga ekuipazhi “Blue Horizon” e shtyjnë atë jashtë duke vazhduar procedurat e nisjes.

I riu përpiqet të qëndrojë në katapultë dhe të hipë në anije për të udhëtuar në Heraklion, por dy anëtarët e ekuipazhit përsëri e shtyjnë atë me dhunë për ta hedhur nga anija.

Përpjekja e 36-vjeçarit duket e kotë në momentin kur, dy anëtarët të ekuipazhit ia dalin dhe e shtyjnë atë deri në kufijtë e katapultës.

Për pasojë viktima duket teksa humbet ekuilibrin dhe bie në det, në vazhdën e motorëve kryesorë të tragetit të madh të pasagjerëve që u nis.

Ndërsa i riu lufton dallgët, anija “Blue Horizon” lundron drejt Heraklionit sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Gënjeshtrat e ekuipazhit për pasagjerët

“Informojmë pasagjerët se vonesa e nisjes së anijes është për shkak të një incidenti të ndodhur në portin e Pireut. Anija nuk ka përgjegjësi për incidentin. Faleminderit për mirëkuptimin”, ishte informimi i marrë nga pasagjerët e anijes ndërsa Blue Horizon u urdhërua të kthehej në portin e Pireut, në një përpjekje të sfiduese të ekuipazhit për të heshtur incidentin dhe për të fshehur përgjegjësinë e ekuipazhit i cili ka shtyrë nga katapulta pasagjerin 36-vjeçar që pësoi vdekjen tragjike.

Kapiteni dhe ekuipazhi u arrestuan

Pothuajse njëkohësisht me zbulimin e videos shokuese nga protothema.gr që tregon dy anëtarët e ekuipazhit duke hedhur nga katapulta duke shkaktuar vdekjen e 36-vjeçarit, u bë e ditur se kapiteni dhe anëtarët e ekuipazhi i tij u arrestuan. Kompania pronare e anijes thuhet se është e vendosur të ndryshojë kapitenin dhe anëtarët e ekuipazhit të anijes për të kryer itinerarin për në Heraklion të Kretës.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?