Foto nga vendngjarja

Tragjedi në Turqi/ Autobusi përplaset me dy kamionë, 7 viktima dhe 11 të plagosur

7 Nëntor 2022, 15:36| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 15:41

  • Share

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e një aksidenti rrugor 7 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mediat turke bëjnë me dije se një autobus është përplasur me dy kamionë të cilët kanë shpërthyer në flakë, ku në vendngjarje ka mbërritur edhe presidenti turk Rexhep Tajip Edogan.

“Fatkeqësisht, 7 bashkëqytetarë tanë humbën jetën nga përmbysja e një autobusi në Tutak”, tha presidenti turk.

Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në provincën e Agrit, në Turqinë lindore, ku zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?