Pamje nga vendi i ngjarjes

Bota

Tragjedi në Tajvan, treni përplaset brenda tunelit, 36 të vdekur dhe rreth 70 persona të bllokuar

2 Prill 2021, 08:04| Përditesimi: 2 Prill 2021, 09:09

  • Share

Të paktën 36 njerëz kanë mbetur të vdekur dhe rreth 70 të bllokuar në rrënoja pasi një tren në Tajvan doli këtë të premte nga shinat në një tunel teksa goditi një kamion.

Nga përplasja u plagosë gjithashtu më shumë se 40 pasagjerë. Kjo është një ndër katastrofat hekurudhore më të rëndë në ishull në të paktën katër dekada.

Treni, po udhëtonte nga Taipei në Taitung duke transportuar 350 pasagjerë që shkonin në shtëpi për fundjavë.

Sipas raportimeve, kamioni ishte vendosur shumë pranë shinave të trenit, çka ka sjellë më pas edhe përplasjen që shkaktoi një tragjedi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?