Viktima, Lauren Spaho

Tragjedi në Suedi, 20-vjeçari shqiptar masakrohet 25 herë me thikë! I riu sapo kishte nisur punë në ndërtim

18 Maj 2023, 15:00| Përditesimi: 18 Maj 2023, 20:56

  • Share

SUEDI- Një 20-vjeçar shqiptar është vrarë brutalisht në Suedi nga disa persona me kombësi arabe. Bëhet fjalë për Lauren Spahon nga Korça i cili së fundmi kishte emigruar drejt Suedisë dhe punonte në ndërtim. Spaho kishte shkuar para rreth 7 muajsh në Suedi dhe gjeti vdekjen më 8 maj në qytetin Karlstad të Suedisë, por ngjarja u fsheh dhe nuk ishte bërë publike.

20-vjeçari nga Korça, Lauren Spaho ka qenë në një disko bashkë me disa bashkëmoshatarë të tij me kombësi arabe.

Në disko ka nisur një sherr midis bashkëmoshatarëve të 20-vjeçarit dhe Laureni ka ndërhyrë për t’i ndarë bashkëmoshatarët e tij, por më pas pasi kanë dalë nga disko, grupi i të rinjve me kombësi arabe kanë sulmuar brutalisht të riun shqiptar duke e goditur mbi 25 herë me thikë. 

Viktima 20 vjeç gjendej aty prej rreth 6-7 muajsh, ku së pari kishte qënë me të atin ne Suedi. Ky i fundit u kthye në shqipëri dhe për shkak se kishte shkelur afatin e shengenit me tre ditë, iu vendos ndalim, i cili u bë shkak që të mos shkoj për të tërhequr trupin e pajetë të te birit.

20 vjeçari Spaho punonte në ndërtim dhe ishte në fillimin e procedurave për të rregulluar qëndrimin brenda suedisë.

20-vjeçari është dërguar në spital ku ka qëndruar 24 orë në gjendje kome dhe më pas fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Për ngjarjen, policia suedeze fillimisht ka shoqëruar 9 persona me kombësi arabe dhe më pas është dhënë masa arrest me burg për 5 prej tyre. Edhe dy të tjerë janë liruar më pas dhe tashmë në burg për krimin ndodhen 3 persona.

Autoritetet suedeze kanë lajmëruar autoritetet shqiptare dhe më pas policia shqiptare ka lajmëruar familjen e 20-vjeçarit për ngjarjen e rëndë.

Madje babai i Laurenit ka tentuar vetë të shkojë në Suedi që të marrë trupin e djalit, por nuk është lejuar. Po ashtu familjarët pretendojnë se ambasada shqiptare në Suedi nuk i ka ndihmuar.

Ndërsa autoritetet suedeze kërkojnë që të përfundojnë të gjitha procedurat hetimore dhe nuk po lejojnë marrjen e trupit të 20-vjeçarit nga familja.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • N.Haziri: 20/05/2023 00:57

    Përshëndetje Po ju që po japëni komente e dini si ka ndodhë rasti në detale,apo mos po e shprehëni mllefin e juaj që e keni thellë në breginë tuaj

    Përgjigju
  • Andrea: 18/05/2023 17:39

    Po ambasadori ne Suedi ca ben? Nuk e tund dot menderen te bej punen. Keshtu eshte kur ven ambasador ca pleq matufer nga 75 vjec.

    Përgjigju
    • Skender: 21/05/2023 13:37

      Eshte i paftyre - jeton ne amerike dhe nuk ka banese ne Suedi. Nuk pergjigjet kur i shkruan, as email e asgje. Turp. Me e rendesishmja, banon ne Amerike dhe jo ne Stockholm! Ambasade e shqiperise ne suedi eshte nga ato me pak aktivet, pothuajse zero.

    • Latif: 18/05/2023 23:25

      Ambasadat Shqiptare nuk intervenojn per probleme te Shqiptareve, e kam perjetuar vet, kam ndodh prezent kur punonjesi i Ambasades ia mbylli dy here telefonin nje Shqiptari qe kerkonte ndihme. (Flas per Gjermani)

  • Emigranti: 18/05/2023 16:45

    Ngushllime familjes,kjo esht kur shkon ne europ dhe rrin me beduinet e arabisht,rraca me e felliqur e njerzimit muslimanet qe martohen brenda familjes,vetëm Izraeli ja u din ilaqin ketyre fundrrinave qe prishen boten

    Përgjigju
    • Artan: 22/05/2023 09:39

      Hahaha. Bash qashtu osht. De kishim pa dit kaher me permbajt Israelin.

    • Klaudio: 19/05/2023 18:17

      Izraeli martohet per vete nmes familjes. Keta jan me te keqinj se arabet...

  • Alb: 18/05/2023 15:57

    Kur ste man shpija jote kushte shkon punete.

    Përgjigju
    • Lemi: 18/05/2023 16:59

      Vellezerit myslymon turq dhe arabet qe predikojne hoxhallaret ja kto jane

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?