Pamje nga vendngjarja

Tragjedi në Nigeri! Mbi 100 dasmorë mbyten në lumë, varka u kthye përmbys

14 Qershor 2023, 12:42| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 12:45

  • Share

Më shumë se 100 persona janë mbytur në shtetin Kwara të Nigerisë, pasi një varkë me disa familje që po ktheheshin nga një dasmë u mbyt në lumin Niger.

Mediat ndërkombëtare kanë zbuluar detajet në lidhje me aksidentin në Kwara, ku një varkë që po transportonte dhjetëra familje që ktheheshin nga një dasmë u përmbys.

Zëdhënësi i policisë së zonës deklaron se bilanci i viktimave mund të rritet më tej pasi shumë persona janë shpallur të humbur, teksa 100 të tjerë janë nxjerrë nga ujërat e lumit.

Mbytjet e varkave në lumenjtë e Nigerisë janë të shpeshta dhe kjo për shkak të amortizimit të tyre dhe numri të madh të pasagjerëve që transportojnë.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?