Stadiumi i Napolit

Tragjedi në Napoli! Tentoi të futej në stadium pa biletë, vdes tifozi 42-vjeçar

30 Tetor 2023, 13:20| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 13:21

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin e Napolit ku të dielën u luajt ndeshja e javës së 10 të Seria A kundër Milanit. Një tifoz napolitan, 42-vjeç, ka humbur jetën pasi ka tentuar të futet në stadium pa biletë.

Duke qenë se ai nuk kishte siguruar një biletë, kishte tentuar të futej në stadium  nëpërmjet një tuneli nga zona e parkimit, ku fatkeqësisht ka rënë nga një lartësi prej 20 metrash, duke humbur edhe jetën. Ngjarjen e ka rrëfyer një shok i cili e shoqëronte viktimën, ndërsa policia ende po heton për të zbuluar të gjitha detajet.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?