Apartamenti ne flake dhe viktima

Tragjedi në Itali/ Nëna dhe 3 fëmijët e mitur humbin jetën pasi flakët përpinë apartamentin

15 Mars, 10:46| Përditesimi: 15 Mars, 23:37

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bologna të Italisë, nëna dhe tre fëmijë humbën jetën pasi zjarri përfshiu apartamentin e tyre në katin e katërt të një pallati 8 aktësh në periferi të qytetit.

Fëmijët, dy binjakë rreth dy vjeç dhe një motër gjashtë vjeç  humbën jetën nga zjarri që shpërtheu në apartamentin e tyre gjatë natës.

 Gruaja 31 vjeçare me origjinë rumune, Stefania Alexandra Nistor humbi jetnë gjatë transportyit në spitalin Maggiore.

  Zjarri dyshohet se u shkaktua nga një qark i shkurtër i shkaktuar elektrik nga një ngrohës elektrik në dhomën e gjumit të apartamentit.

 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?