Den Holland në garën e fundit

Tragjedi në garën me kuaj, sportisti rrëzohet dhe humbet jetën në pistë (Pamje të rënda)

24 Prill 2023, 16:19| Përditesimi: 24 Prill 2023, 16:20

  • Share

Sportisti i garave me kuaj, Den Holland ka humbur jetën në Australi. Në pistën "Donald Racecourse", sportisti u rrëzua nga kali dhe për fat të keq nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra. 34-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, teksa megjithë ndërhyrjen e mjekëve nuk mundi të shpëtojë.

Në momentin e rrëzimit që duket edhe në videon më poshtë, u përfshi edhe një tjetër garues, Alan Kelly, bën me dije Daily Mail. Viktima Holland njihej si një ndër sportistët më të mirë në garat me kuaj, teksa shpeshherë kishte fituar edhe disa trofe. Prind i katër fëmijëve, Holland ishte pretendenti kryesor për trofeun, teksa gara rezultoi e fundit për të.

Policia ishte e pranishme në vendin e ngjarjes, teksa do bëjë një raport të detajuar nisur edhe nga pamjet e aksidentit fatal.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?