Tragjedi në garat me motorë në Brazil, dy pilotë humbin jetën pas aksidentit (VIDEO)

28 Gusht 2023, 12:28| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 12:36

  • Share

Një ngjarje e rëndë e cilësuar edhe si tragjedi ka ndodhur në garat me motorë në Brazil. Në kampionatin kombëtar, të zhvilluar në qytetin Cascavel, dy pilotë humbën jetën pasi u përplasën në xhiron e parë.

42-vjeçari Andre Cardoso ra nga motori dhe më pas u përplas brutalisht nga 38-vjeçari Erico Rocha. Të dy u dërguan me urgjencë në spital, por me të mbërritur atje humbën jetën. Në shenjë zie gara u ndërpre.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?