Bota

Tragjedi në familjen turke, vdesin 8 anëtarë të një familjeje nga COVID-19

1 Shtator 2021, 13:04| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 13:11

  • Share

Një tragjedi e vërtetë ka goditur një familje turke në provincën e Rizes në Turqi, ku gjatë 6 muajve të fundi humbi 8 anëtarë të saj prej koronavirusit. Familja prej 25 anëtarësh u godit rëndë nga pandemia pasi fillimisht kishin neglizhuar simptomat dhe se fillimisht ishin infektuar babai dhe i biri, të cilët jetonin në Stamboll.

Pas problemeve të shfaqura dhe kalimit të disa ditëve ata u dërguan në spital nga familjarët, por pa rezultat.

Pas tyre u infektuan me radhë edhe familjarët e tjerë duke e çuar bilancin e tragjedisë në 8 të vdekur.

Familjarët e mbetur vendosën më pas të vaksinohen me qëllim mbrojtjen nga koronavirusi dhe që pas vaksinimit asnjë nga familjarët nuk është infektuar me COVID-19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?